Komuna e Drenasit merr vendim për lirimin e pronave të uzurpuara

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online


Përmes kësaj komunikate njoftojmë të gjitha mediat dhe opinion e gjerë se  Komuna e Drenasit ka dërguar 14 vendime për lirimin e pronave publike komunale të uzurpuara nga njerëz të papërgjegjshëm për disa vite rresht.   

Këto vendime të Komunës së Drenasit për lirimin e pronave të uzurpuara, janë marr mbi bazën e një Komisioni Profesional i cili ka verifikuar këto prona të cilat janë të uzurpuara prej shumë vitesh dhe ka rekomanduar që të merren masat konfrorm legjislacionit në fuqi për lirimin e tyre. 

Ndërsa pronat/banesat që i ka dhënë Kuvendi Komunal vite me parë për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është duke u zhvilluar një hetim nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokuroria e Shtetit. Arsyeja e hetimit qëndron se ato vendime që janë marr nga Kuvendi i Komunës nuk i janë nënshtruar procedurës së ligjshmërisë nga ana e MAPL, ashtu siç e parasheh Ligji. 

Ju njoftojmë se edhe ndaj pronave të uzurpuara dhe pronave tjera publike të Komunës së Drenasit janë duke u ndjekur procedurat hetimore nga ana e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokurorisë së Shtetit.

Vendimet e Komunës së Drenasit për lirimin e pronës publike komunale, janë të pakthyeshme dhe do të zbatohen në përpikëri sipas Ligjit.

Po ashtu i garantojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se asnjë veprim i Komunës nuk është marr dhe nuk do të merret në kundërshtim me Ligjin. 

Lidhur me këto raste, me mirëkuptim kërkojmë nga ana e mediave të Republikës së Kosovë, se Komuna e Drenasit nuk mund të jap informata tjera ngase mund të dëmtojnë hetimet.  

Të ngjashme