Komuna e Ferizajt bën apel ndaj qytetarëve që t’i hedhin mbeturinat sipas orareve të parapara

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt përmes një postimi në faqen zyrtare të komunës në Facebook ka bërë apel ndaj qytetarëve ferizajas që t’i hedhin mbeturinat sipas orareve të parapara.

Postimi i plotë:

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” apelojnë të gjithë qytetarët ferizajas që hedhjen e mbeturinave ta bëjnë sipas orareve të parapara, për të shmangur ngarkesat dhe deponimin enorm të mbeturinave, gjë që aktualisht është rritur për 100% sasia e hedhjes së mbeturinave.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe lehtësimit të operimit të KRM “Pastërtia” për grumbullim e mbeturinave, luteni t’i hudhni mbeturinat në oraret e parapara.

Oraret:

Në ora 07:00 dhe 21:00 – rrugët:

1. “Ahmet Kaçiku”;

2. “12 Qershori”;

3. “Ramadan Rexhepi”;

4. “Dëshmorët e Kombit”;

Vetëm në ora 21:00:

– Rruga “Gursel e Bajram Sylejamani”;

– Rruga “Vëllezërit Gërvalla”;

– Rruga “Rexhep Bislimi”

Kurse në pika të veçanta nga ora 07:00 dhe 21:00 në këto rrugë:

– “Sejdi Sejdiu”;

– “Remzi Hoxha”;

– “Hysen Tërpeza”;

– “Skënderbeu”;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme