Komuna e Ferizajt formon Komitetin për Arsim, Kulturë, Rini e Sport

Ferizaj | 11 Maj 2018 | 18:52 | Nga

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbajtur një takim me anëtarë të Kuvendit Komunal si dhe përfaqësues të komunitetit të kulturës, arsimit dhe sportit me ç ‘rast është formuar Komiteti i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë përbërje:

1. Flora Sejdiu – Abdullahu – Kryesuese;
2. Milaim Kastrati – Anëtar;
3. Ramadan Baliu – Anëtar;
4. Enver Bajrami – Anëtar;
5. Muhamet Halili – Anëtar.

Ky komitet është joobligativ dhe formohet si trupë e Kuvendit të Komunës me qëllim harmonizimin dhe zbatimin e politikave lokale në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit.

Të ngjashme