Komuna e Lipjanit mbetet pa internet, ankohen qytetarët

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Që nga mëngjesi, komuna e Lipjanit u përballë me mungesë të rrjetit, ku të gjitha shërbimet mbetën jashtë funksionit. Kjo bëri që banorët e kësaj komune të mos munden t’i kryejnë procedurat e nevojshme.

Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në Lipjan, Diamant Bytyqi, tregoi se kjo nuk është në kompetencën e komunës dhe se mbikëqyret nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit.

Ndërkaq, sipas ASHI-së kjo mbetet përgjegjësi e Telekomit.

Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë me Telekomin, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Të ngjashme