Komuna e Malishevës do të bashkëpunojë në projektet e OSBE-së

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, drejtorin e misionit të OSBE-së, për rajonin e Prizrenit, George Katcharava, me të cilin kanë biseduar për implementimin e disa projekteve që  OSBE realizon në vendin tonë, dhe që janë në shërbim të komuniteteve të caktuara të shoqërisë.

Fillimisht, z.Katcharava, i ka prezantuar disa nga projektet që tani janë në proces, e që kanë të bëjnë me “shtëpitë e sigurta”, si dhe për disa projekte që planifikohen në të ardhmen, e që kryesisht lidhen me rini.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, pasi e falënderoi për bashkëpunimin e mirë, përfaqësuesin e misionit të OSBE-së, tha se “Komuna e Malishevës, gjithmonë është e gatshme të bashkëpunoj në realizimin e projekteve të tilla, që janë në shërbim të komuniteteve të caktuara” dhe premtoi se do të vazhdoj të bashkëpunoj edhe në të ardhmen.

Të ngjashme