Komuna e Pejës me 49 të infektuar, shpallet zonë karantinë

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 23:42 | Nga Ekonomia Online

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Pejës është shpallur zonë karantine.

Sonte në Pejë rezultuan 2 raste pozitive, por megjithatë, MSH-ja ka vendosur që komuna të shpallet zonë karantine pasi disa banorë dyshohet të kenë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personin e infektuar me koronavirus, raporton KOHA.

Vatra të përhapjes së koronavirusit janë shpallur “Cenë Abdyli 47”, “28 Nëntori nr4”, “Fabrika e Sheqerit”, “Vëllezërit Kastrati”, “Adem Jashari 174 2/1”, dhe fshatrat Nabërgjan, Vitomiricë, Lutogllavë, Katund i Ri (Bllagaj).

“Obligohen të gjithë banorët të respektojnë masat”, thuhet në njoftim.

Vendimi hyri në fuqi sonte.

Në Pejë gjithsej janë 49 të infektuar.

Të ngjashme