Komuna e Prishtinës anulon performancat live në “Prite n’shesh”

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen përformancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.

“Gjithsesi, aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00. Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat. Urime Festat e Fundivitit”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme