Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka mbajtur diskutimin e parë publik për këtë vit me qytetarë mbi zhvillimet në kryeqytet.
Komuna përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, në faqen zyrtare të tyre ka bërë të ditur se gjatë takimit janë dëgjuar kërkesat, idetë, propozimet dhe shqetësimet e qytetarëve, të cilat do të vazhdojnë të jenë udhërrëfyes në punën tonë të përditshme.
Njoftimi i plotë:
Mbajtëm Diskutimin e Parë Publik për vitin 2026, një hapësirë e rëndësishme për të dëgjuar nga afër qytetarët dhe për të bashkëbiseduar mbi zhvillimet në Kryeqytet.
Gjatë takimit dëgjuam kërkesat, idetë, propozimet dhe shqetësimet e qytetarëve, të cilat do të vazhdojnë të jenë udhërrëfyes në punën tonë të përditshme. Përmes një dialogu të hapur dhe komunikimit të vazhdueshëm, ndërtojmë politika dhe projekte që u përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.
Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e diskutimit dhe ndanë mendimet e tyre për Kryeqytetin.