Komuna e Prishtinës, prezanton tri projektet ideore për Sallën Koncertale në Prishtinë

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 14:35 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka prezantuar tri projektet ideore për Sallën Koncertale që pritet të ndërtohet, raporton Ekonomia Online.

Prezantimi i tyre është bërë në një konferencë për medie.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se komuna ka blerë pronën në vend të privatizimit.

Ai tha se beson që ky projekt të përfundojë në vitin 2023.

“Besoj që në vitin 2023 do ta kemi të gatshme këtë sallë”.

“Para pak kohesh është shpallur konkursi për Sallën Koncentarle ku më vend të privatizimit ne kemi blerë pronë dhe e kemi pasuruar, njësoj si Gërminë”.

“I kemi pasur disa çështje të rëndësishme për ne. Një pjesë ka të bëjë me trashëgiminë kulturore duke mendj që Komuna e Prishtinës do me rrënuar diçka të vjetër që me ndërtua diçka të re, por ne nuk jemi pajtuar as me dukjen e Rilindjes ku ka humbur një pjesë e memories së Prishtinës”, tha Ahmeti.

Ai tha se për këtë konkurs kanë diskutuar edhe me arkitektë ndërkombëtarë.

“Ky konkurs është për zgjidhje jo për ndërtim. Ideja është të vendoset për më të mirën. Pas vendosjes do të shohim mundësinë buxhetore. Kolektori që ka qenë në Prishtinë është mes ndërtesës që nuk e lejon ndoshta rrënimin jemi duke folur për ndërtesën e Gërmisë. Juria nuk ka qenë e komunës së Prishtinës. Nuk i njoh arkitektët. Kemi marrë tre profesorë ndërkombëtar. Dy nga shoqata e arkitektëve, një nga kompani jonë dhe një nga instituti për trashëgimi. Po i zgjedhim në mes 3 projekteve të paraqitura. Shpërblimi është 45 mijë euro i dyti 25 i treti 15 mijë euro”, tha Ahmeti.

Të ngjashme