Komuna e Prizrenit nesër fillon fushatën vetëdijesuese për pastrimin e mbeturinave

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prizrenit që nga nesër do fillojë fushatë vetëdijësuese për pastrimin e qytetit nga mbeturinat.

Në komunikatë thuhet se në kuadër të këtij aksioni, për 3 ditë rresht do të bëhet largimi i pikave ilegale, pastrimi, fshierja dhe kositja në 20 lokacione të ndryshme, përfshirë lagjet e ndryshme dhe zonat periferike të qytetit.

Komunikata e plotë:

Për shkak të problemit të vazhduar dhe bllokimit të procesit për kontraktim të kompanive për pastrim të qytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike nga nesër do të fillojë me aksionin dhe fushatën vetëdijesuese për pastrimin e komunës së Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni, për 3 ditë rresht do të bëhet largimi i pikave ilegale, pastrimi, fshierja dhe kositja në 20 lokacione të ndryshme, përfshirë lagjet e ndryshme dhe zonat periferike të qytetit.

Lidhur me këtë iniciativë, Drejtoria e Shërbimeve Publike sot organizoi një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanive vullnetare dhe OJQ-ve të ndryshme, të cilët shprehën vullnetin për t’iu bashkangjitur kësaj fushate.

Ftohen të gjithë qytetarët që në mënyrë vullnetare t’iu bashkangjiten kësaj fushate dhe të japin kontributin e tyre për pastrimin e hapësirave para shtëpive të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme