Komuna e Prizrenit ka nisur procedurat e prokurimit për rregullimin e hapësirave mjedisore në lagjen” Petrovë”. Komuna për këtë lagje ka planifikuar mjete në vlerë prej 150 mijë eurove për rregullimin e infrastrukturës mjedisore te banesat e socialit në këtë lagje, shkruan sot “Koha Ditore”. Shuma e saktë që do të shpenzohet për këtë politikë […]
Komuna e Prizrenit planifikon 150 mijë euro për infrastrukturë në lagjen “Petrovë”

Komuna e Prizrenit ka nisur procedurat e prokurimit për rregullimin e hapësirave mjedisore në lagjen” Petrovë”.
Komuna për këtë lagje ka planifikuar mjete në vlerë prej 150 mijë eurove për rregullimin e infrastrukturës mjedisore te banesat e socialit në këtë lagje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shuma e saktë që do të shpenzohet për këtë politikë publike, do të mësohet pas përmbylljes së procedurave të prokurimit.
Në njoftimin për kontratë, Komuna e Prizrenit, ka sqaruar se do të rregullohet hapësira përreth ndërtesave të banimit social, ku do të ketë kubëzim dhe gjelbërim sipërfaqesh.

















