Komuna i dhuron pajisje e veshmbathje shërbimit të zjarrfikjes në Ferizaj

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ballafaqimi me zjarret dhe mbrojtja e pronës së qytetarëve, tashmë do të jetë më e lehtë për Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, pasiqë Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe ajo e Bujqësisë dhe Pylltarisë investuan në veshmbathje dhe pajisje për ballafaqimin e zjarreve. Për ta dorëzuar këtë kontigjent pajisjesh e rrobash sot dolën në objektin e Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizajt, drejtori Arben Halili bashkë me drejtorin Burim Bajrami. Ata thanë se ndonëse ky investim nuk kap kosto të lartë, është shumë i rëndësishëm dhe jashtëzakonisht i nevojshëm për situata të tilla.

“Në vazhdimësi kemi identifikuar problemet me të cilat ballafaqohet ky shërbim shumë i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt dhe kemi marr iniciativën, këto janë dy projekte që janë realizuar tash, vlerat janë të vogëla, por shumë të rëndësishme, një prej tyre është pajisja me uniforma të punëtorëve sezonal në kuadër të shërbimit të zjarrfikjes dhe pjesa tjetër është me mjete të punës, konkretisht është fjala për pompa, fshesa metalike, dorëza speciale për këtë shërbim. Në vazhdimësi jemi munduar të kemi intervenime sa i përket objektit në brendi, si lyerja, pajisja me inventar të ri, shtretërit e të tjera që kanë qenë projekte të vogla por që kanë një rëndësi të madhe për këtë shërbim” tha Halili.

Në anën tjetër, komandanti i Brigadës së Zjarrfiksve në Ferizaj, Halil Osmani duke inspektuar donacionin e Komunës për institucionin që drejton u shpreh falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe këto pajisje të dhuruara së fundi të cilat në masë të madhe do të ndikojnë në ballafaqimin më të lehtë me rastet e zjarreve në gjithë territorin e Ferizajt.

Image may contain: outdoor
Image may contain: 3 people, people standing and indoor
Image may contain: 4 people, people standing, tree, shoes, child and outdoor
Image may contain: 1 person, smiling, standing, shoes and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme