Ekonomia Online
FUNDIT

Komuna insiston që nesër është pushim, thotë se inspektorët do të jenë në terren

Komuna insiston që nesër është pushim, thotë se inspektorët do të jenë në terren

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar bizneset se dita e diel do të vazhdojë të jetë ditë pushimi, deri në momentin e konfirmimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal të datës 24.09.2020. Siç thonë Komuna, kjo po ndodhë pasi që MAPL-ja me datë 02.10.2020 i’u ka drejtuar me shkresë përcjellëse Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë […]

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar bizneset se dita e diel do të vazhdojë të jetë ditë pushimi, deri në momentin e konfirmimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal të datës 24.09.2020.

Siç thonë Komuna, kjo po ndodhë pasi që MAPL-ja me datë 02.10.2020 i’u ka drejtuar me shkresë përcjellëse Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ku ka kërkuar që të shqyrtojnë kërkesën e ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal, që dita e diel të rikthehet si ditë e rregullt e punës për të gjitha bizneset.

Andaj, siç shtojnë ata, deri sa nuk marrin ndonjë përgjigje nga Ministria, Komuna e Mitrovicës nuk do ta zbatojë këtë vendim sepse po e konsiderojnë si jo të ligjshëm.Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur që inspektorët komunalë edhe këtë të diel do të inspektojnë të gjitha bizneset në respektimin e orarit të punës.

Të ngjashme