Komuna shpërndan ujë për banorët e Deçanit

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit ka filluar të shpërndajë ujë të pijshëm për banorët e fshatrave që dyshohet se janë prekur nga helmimi.

Qytetarët kanë ardhur në palestrën “Lidhja e Prizrenit” për tu furnizuar me ujë.

Që nga data 11 korrik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Nga dita e djeshme fluksi i qytetarëve ka filluar të bie.

Drejtori i QKMF-së në Deçan Musa Berisha, ka thënë në Sytë 7 në Klan Kosova se gjendja ka filluar të qetësohet.

Berisha tha se gjatë 24 orëve ndihmë kanë kërkuar 252 persona.

Ai shtoi se simptomat që vërehen më së shumti tek pacientët janë lodhje, dhimbje koke, dhimbje barku, ka jashtëqitje.

Të ngjashme