KRU “Gjakova” njofton se nesër disa fshatra të Gjakovës do të mbesin pa ujë

Gjakovë | 12 Qer 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se nesër do të kryhen punimet në rrjetin elektrik të linjes 35KV. E shkak i mungesës së rrymes elektrike do të mbesin pa furnizim me ujë fshatrat që furnizohen nga pompat e Sopotit.

Përmes një komunikate për medie, KRU “Gjakova” njofton se nga 12:00 deri në orën 15:00, për shkak të punimeve, pa ujë të pijes do mbesin fshatrat Sopot, Palabardh, Janosh, Novosell e Epërme, Hereq, Planqor, Firaj, Dobrixhë, Skivjan.

Komunikata e plotë:

KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se neser datë 13.06.2020 do kryhen punime në rrjetin elektrik të linjes 35KV, për shkak të mungesës së rrymës elektrike do të mbesin pa furnizim me ujë fshatrat që furnizohen nga pompat e Sopotit.

Respektivisht nesër nga ora 12:00 deri në orën 15:00, për shkak të punimeve, pa ujë të pijes do mbesin fshatrat: Sopot, Palabardh, Janosh, Novosell e Epërme, Hereq, Planqor, Firaj, Dobrixhë, Skivjan.

Të ngjashme