KRU “Prishtina” dhe Komuna e Fushë-Kosovës, bashkërendojnë projektet investive

Fushë-Kosovë | 07 Kor 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e takimeve zyrtare në zonën e shërbimit, udhëheqësit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. në përbërje të UD i kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, UD i zyrtarit kryesor financiar Remzi Llumnica dhe UD i drejtorit teknik Lumnie Zeka, gjatë ditës së sotme takuan kryetarin e komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm për Komunën e Fushë Kosovës me fshatra, investimet kapitale, planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet KRU “Prishtina” ,  shkallën e arkëtimit , rritjen e kërkesave për  ujië të pijshëm gjatë sezonit të verës dhe marrjen e masave adekuate për menaxhimin sa më të mirë të situatës në terren, etj.

Përgjatë këtij takimi frytdhënës, u diskutuan edhe shumë plane të tjera konkrete dhe të përbashkëta zhvillimore , si projekti i Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për Prishtinë dhe Fushë Kosovë,  projekte konkrete për furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Sllatinë, Bardh i Madh dhe Grabovc.

Poashtu, si temë kryesore dhe aktuale e këtij takimi të rëndësishëm ishte edhe diskutimi rreth inspektimit të përbashkët ndërinstitucional në identifikimin dhe kontrollimin e  kyçjeve ilegale në terren. Ata falënderuan njëri tjetrin për pritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme lidhur me të gjitha projektet dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza për të gjithë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin maksimal të udhëheqjeve të tyre kundrejt bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë me ujë të pijshëm.

Të ngjashme