KRU Prishtina: Uji i pijes i sigurt 100 për qind

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka njoftuar se bazuar në kontrolle ditore bazike dhe periodike uji i pijshëm është i sigurt 100% për konsum njerëzor.

Ujësjellësi i kryeqytetit thekson në një kumtesë se cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar  me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën  A dhe C  në udhëzimin administrativ  për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu, thuhet në komunikatën për media.

Numri i mostrave të ujit për pije  për analizën fiziko – kimike  në  gjashtë muajt e ardhshëm supozohet të jetë afro 6.850.

“Me monitoring të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do të bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet  nga fabrikat e ujit në Albanik ,Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese  Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan, Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme