Kryetari Ahmeti: Njëqind fëmijë të familjeve në nevojë do të fillojnë vitin shkollor të gëzuar falë donacionit të kreatores Lia Stublla

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se njëqind (100) fëmijë të familjeve në nevojë do të e fillojnë këtë vit shkollor të gëzuar e të buzëqeshur falë donacionit të kreatores sonë Lia Stublla, përmes një postimi në facebook.

Ai tha se nga ky donacion fëmijët do të marrin çanta dhe paisje shkollore.

Njoftimi i plotë:

Njëqind (100) fëmijë të familjeve në nevojë do të e fillojnë këtë vit shkollor të gëzuar e të buzëqeshur falë donacionit të kreatores sonë Lia Stublla. Lia përmes fondacionit të saj dhuroi 100 çanta me pajisje shkollore për fëmijët e Prishtinës dhe poashtu për çdo kreacion të saj ndan 2 euro për fëmijët në nevojë.

Të falemnderit nga zemra Lia për këtë dhuratë kaq të veçantë!

#prishtina 💙

Të ngjashme