Kryetari Gashi u pritë në takim nga Ministri Kuçi

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka zhvilluar një takim me Ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi dhe zëvendësministren Burbuqe Bakija-Deva, të cilëve ju ka uruar punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësinë e re.

Në këtë takim, u diskutua lidhur me temat që ndërlidhen me ambientin e që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik, për projektet e përbashkëta në mes komunës së Obiliqit dhe ministrisë përkatëse.

Nga ana tjetër, Ministri z.Kuçi, ka shprehur mbështetjen e ministrisë që udhëheq, ku në bashkëpunim të vazhdueshëm me Kryetarin Gashi, të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve të Obiliqit do të trajtohen me prioritet duke u bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Të ngjashme