Kundërshtohet shndërrimi i Parkut të Qytetit të Ferizajt në parking automjetesh

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj dhe organizata joqeveritare INPO, janë bërë bashkë kundër veprimit të Komunës, me të cilin Parku i gjelbër shndërrohet në parking për automjete.

Parcela me sipërfaqe prej afro 7 arësh në qendër të Ferizajt tashmë i është dhënë në shfrytëzim kompanisë “Ambienti” për hapjen e një parkingu duke mos i respektuar procedurat e ankandit publik. Në këtë parcelë në të kaluarën ishte e ndërtuar çerdhja e vjetër e qytetit për fëmijë, ndërkaq me Planin Zhvillimor Komunal është e planifikuar të mbetet Park i gjelbër për qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Administrimit të Pushtetit ende nuk e ka bërë publik qëndrimin e saj në lidhje me ligjshmërinë e vendimit, ndërkohë punimet në terren tashmë kanë nisur të realizohen për hapjen e parkingut. Më këtë projekt pritet të krijohen të hyra për ndërmarrjen “Ambienti”.

Në kundërshtim të këtij veprimi, aktivistë të shoqërisë civile kanë nisur nënshkrimin e një peticioni online.

Të ngjashme