Latifi mban dëgjim publik për 6 mujorin e vitit 2019

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të nenit 68, paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, në bazë të neneve 23, 24 dhe 25 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017, nenit 7 pika 1 të Rregullores Komunale për Transparencë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, organizon:

                                              D E B A T  P U B L I K

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi organizon debatin publik me qytetarë për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2019.

Debati publik me qytetarët do të mbahet më datë 11.07.2019 (e Enjte), në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.

Në këtë debat do të keni mundësi të njiheni për punën gjashtë (6) mujore (janar-qershor 2019), zhvillimet aktuale në Komunë si dhe për planet tona për të ardhmen.

Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t‘i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjithë temat të cilat atyre ju interesojnë.

Pjesëmarrja e juaj është e mirëseardhur.

Të ngjashme