Ekonomia Online
FUNDIT

Laura mbetet në garë për të bronztën në Grand Slam, eliminohen Akili dhe Loriana

Laura mbetet në garë për të bronztën në Grand Slam, eliminohen Akili dhe Loriana

Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova garuan sot në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Akili u ndal që në raundin e parë, Loriana pësoi në raundin e dytë, kurse Laura është ende në garë për medalje. Xhudisti kosovar, që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, u mposht […]

Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova garuan sot në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Akili u ndal që në raundin e parë, Loriana pësoi në raundin e dytë, kurse Laura është ende në garë për medalje.

Xhudisti kosovar, që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, u mposht nga slloveni, Martin Hojak.

Ndërsa, Loriana fillimisht mposhti italianen, Irene Pedrotti, e më pas humbi nga kroatja, Lara Cvjetko. Ajo garoi në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Grand Slamit, teksa tani do ta synojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Xhudistja kosovare u mposht nga austriakja, Lubjana Piovesana. Ajo garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytin e mposhti brazilianen, Tamires Crude.

Laurës tani i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen e bronztë.

Të ngjashme