LDK merr kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Malishevës

Malishevë | 28 Dhj 2021 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e parë të jashtëzakonshme, me rend dite, zgjedhja e kryesuesit, ku me shumicë të votave, kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, është zgjedhur Argjend Thaçi.

Procesi i votimit për kryesues të Kuvendit të Komunës, ka shkuar në tri raunde, pasi në dy rundet e para, asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme, ndërsa në rundin e tretë, kryesues u zgjodh Argjend Thaçi nga radhët e LDK-së, i cili në këtë rund të votimit mori 15 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Pas kësaj, kryesuesi i ri i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka mbajtur një fjalim rasti, ku është zotuar se do të jetë bashkëpunues me të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës, dhe do të angazhohet për një kuvend që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe transparencë të plotë.

Të ngjashme