LDK: Vetëm 2,6% e investimeve kapitale janë realizuar, komuna e Prishtinës është në gjumë

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 11:25 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës, mbajti konferencë për medie lidhur me kryeqytetin, Prishtinën.

Anëtari i kësaj partie dhe ish-asamblist i komunës se Prishtinës, Arban Abrashi, tha se raporti për komunën e Prishtinës për 3-mujorin e parë ka shumë stagnime.

Sipas tij, vetëm 18% e planit për vitin 2018 është realizuar, raporton Ekonomia Online.

“Raporti i komunës së Prishtinës për 3 mujorin e parë. Të dhënat nuk janë optimiste, ka ulje të të hyrave në komunën e Prishtinës, 12% ulje apo vetëm 18% e planit për vitin 2018. Edhe këtë vit, Prishtina do stagnojë në performancën buxhetore për shkak të neglizhencës së kryetarit të Prishtinës”.

Ai theksoi se ka zvogëlim të të hyrave në sipërfaqe publike, parkingje, inkasim etj.

“Ka zvogëlim të të hyrave te sipërfaqet publike, parkingjet, pastrimi apo inkasimi është një dështim total derisa në vitin e kaluar kompania ka inkasuar 615 mijë euro, ndërsa këtë vit ka inkasuar rreth 133 mijë euro. Derisa të hyrat janë zvogëlu, janë rritë shpenzimet për mallra dhe shërbime. Për shërbime sociale  dhe subvenione kanë rënë drastikisht, 32% të subvencioneve janë zvogëluar për dallim nga viti i kaluar”.

Abrashi tha se vetëm 2,6% e investimeve kapitale janë realizuar dhe, sipas tij, komuna është në gjumë me investime.

“Vetëm 2,6% e investimeve kapitale janë realizu në tre mujorin e parë, komuna është në gjumë. I kërkojmë kryetarit të mos bëjë mashtrime, flasim për një buxhet 72 milionë euro, me qëllim nuk janë paraqitë bartjet, buxheti total kalon shumën 86 milionë euro, ndërsa raporti i paraqitur kuvendarëve me paga, mëditje, investime iu është paraqitë me 72 milionë euro, ndërsa bartjet nuk janë paraqitur”.

Të ngjashme