Lirohen çmimet e biletave të finales së Kupës mes Gjilanit dhe Prishtinës

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Me kërkesë të klubeve finaliste SC Gjilani dhe FC Prishtina dhe me miratimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, janë liruar çmimet e biletave për finale e Kupës së Kosovës ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Prishtinës.

Çmimi i biletave të finales është si vijon: Tribuna perëndimore 5 euro, tribuna lindore 3 euro dhe jugu e veriu nga 2 euro.

Biletat do të dalin në shitje ditën e hënë (29 maj) dhe do të shiten në sistemin online.

Tifozët e Gjilanit do të vendosen në tribunën veriore, derisa “Plisat” e FC Prishtinës, do të vendosen në tribunën jugore.

Ndeshja do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Të ngjashme