Lladrovci bën homazhe dhe përkujton dëshmorët dhe martirët e Abrisë së Epërme

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Me  rastin e përkujtimit të 21-vjetorit të  rënies së tre dëshmorëve Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, si  dhe 29 martirëve, anëtarë të familjes Deliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Nazmi Hasi dhe drejtorë të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe stafin komunal, bënë  homazhe sot në fshatin Abri të Epërme, vendosën buqeta me lule, dhe  mbollën fidanë pishash në shenjë respekti për të rënët.

Më 26 shtator të vitit 1998, forcat serbe kryen njërën prej masakrave më të rënda të luftës, atë mbi familjen Deliu në fshatin Abri të Drenasit në të cilën nuk u kursyen as foshnjat, as gratë dhe as të moshuarit.  Drejtësia ende nuk ka vepruar për të ndëshkuar planifikuesit dhe ekzekutuesit e kësaj masakre dhe masakrave tjera në Komunën e Drenasit.



Të ngjashme