Lladrovci merr pjesë në zbulimin e pllakës kushtuar 70 vjetorit të shkollës së parë shqipe në Negroc

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Lladrovci merr pjesë në zbulimin e pllakës kushtuar 70 vjetorit të shkollës së parë shqipe në Negroc

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Nazmi Hasi, kanë marr pjesë në zbulimin e pllakës, kushtuar 70 vjetorit të shkollës së parë shqipe në fshatin Negroc.

Në këtë manifestim, për 70 vjetorin e shkollës së parë shqipe në fshatin Negroc, nënkryetari Hasi ka mbajtur një fjalim rasti ku ka vlerësuar se zbulimi i kësaj pllake dëshmon më së miri sakrificën e Drenicës për të marr dije, kur dihet që ne atë kohë ka qenë shumë e vështirë të zhvillohet procesi mësimor.

Kryetari Lladrovci dhe nënkryetari Hasi kanë marr pjesë edhe në ditën e shkollës në fshatin Negroc.  

Të ngjashme