Lojtari i Lazios i shpëton jetën agjentit të tij nga disa agresorë me armë në mes të Beogradit

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Adam Marusic është tronditur nga terrori. Lojtari i Lazios e bëri punën e tij shumë mirë në ndeshjen ndaj Sassuolos duke bllokuar Berardin, por brenda tij mbante frikën e kaluar të martën mbrëma pas ndeshjes Serbi-Mali i Zi, kur Uros Jankovic, një nga menaxherët e tij, u rrah brutalisht para syve të tij.

Marusic, sipas historisë së Jankovic të raportuar nga faqja “Vijesti.me”, kishte ndëryhrë për të mbrojtur atë dhe ishte kërcëuar me armë.

“Më sulmuan mua, Marusic, gruan dhe nënën e tij. Disa persona më goditën me armë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Theva mollëzën dhe këmbën e majtë. U transferova në Qendrën Klinike në Beograd, ku iu nënshtrova një operacioni.”


Marusic kishte darkuar në një restorant në Beograd pas ndeshjes së luajtur kundër Serbisë, për ditëlindjen e tij, me nënën, gruan dhe menaxherin e tij. Gjithçka ndodhi jashtë restorantit, dhe këtë gjë e rrëfen menaxheri i tij.

“Ne ishim të rrethuar nga diësa makina. Shoferi im u përpoq të largohej, më pas u godit nga një makinë që vinte nga ana e kundërt. Nuk arrita të hipja as në automjet, më sulmuan nga pas.

Një nga agresorët u kthye nga Marusic duke i drejtuar postoletën në kokë, e bëri këtë gjë për ta ndalur që të mos më ndihmonte mua. Nëna e tij 60-vjeçare u shty me forcë dhe u plagos”, ka rrëfyer agjenti i lojtarit të Lazios.

“Gjej rastin të falënderoj Marusic, ai tregoi shumë guxim dhe në një farë mënyre, ai u tregoua një hero sepse pa të mund të më ishte rrezikuar jeta”, përfundoi ai.

Të ngjashme