Lutfi Haziri i LDK-së posedon rreth 2 milionë euro pasuri të paluajtshme

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar në Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri, është një nga politikanët më të pasur në Kosovë.

Haziri në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se posedon 1 milion e 851 mijë euro pasuri të paluajtshme, që shumica prej tokave sipas tij, janë të trashëguara nga prindi.

Tutje, Haziri posedon më shumë se 130 mijë euro para të gatshme në institucione financiare.

Në fotografinë më poshtë janë edhe të hyrat vjetore të Lutfi Hazirit:

Të ngjashme