Lutfi Haziri: Në javën e fundit krejt VV-ja erdhi në Gjilan

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se LDK është partia e parë në Gjilan dhe është i bindur se do të dalë fitues në balotazh.

Tha se një javë para zgjedhjeve gjithë zyrtarët e VV’së ishin në Gjilan për mobilizim.

Haziri komentet i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Gara në Gjilan është duke u bërë mes meje si kandidat i LDK’së dhe një grupi të madh të emrave të tjerë të Vetëvendosjes që kanë zbarkuar në Gjilan, edhe në Anamoravë, jo vetëm në Gjilan. Është e drejtë e tyre legjitime me kontaktu grupe e njerëz dhe me bo oferta”, tha Haziri.

“Në Gjilan u pa se sidomos në javën e fundit angazhimet politike të qeveritarëve dhe eksponenetëve kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e kërkuar frymën e 14 shkurtit me këmbëngulësi”, shtoi ai.

Në rundin e parë të zgjedhjeve Lutfi Haziri u rendit i dyti me 18.289 ose 43,81%. I pari u votua Alban Hyseni i VV’së me 18.550 ose 44,43%.

Të ngjashme