Makina përfundoi mbi digën e Liqenit Artificial, policia identifikon shoferin nga Durrësi

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Tiranës ka identifikuar shoferin e makinës luksoze tip BMW që është përplasur me bordurat e digës së Liqenit Artificial në Tiranë dhe më pas është arratisur.

Shoferi është 26 vjeç nga qyteti i Durrësit. Nga sa mësohet, BMW-ja ka qenë me shpejtësi të madhe dhe nga rruga e Kosovarëve ka ngjitur digën duke përfunduar te shëtitorja.

Makina ka qenë pa targa, ndërsa fatmirësisht në momentet kur ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur asnjë kalimtar pasi nuk raportohet për të lënduar.

Të ngjashme