Mbi 200 pajisje teknologjike grumbullohen për t’iu dhuruar nxënësve në nevojë

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 08:10 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komunë e Prishtinës mbi 200 pajisje teknologjike janë mbledhur për t’iu dhuruar nxënësve të familjeve në nevojë.

Përmes kësaj iniciative do t’iu mundësohet nxënësve të mësojnë nëpërmjet platformës virtuale, formë kjo e cila po përdoret pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha për Ekonomia Online, se në javën e ardhshme  këto pajisje do t’iu dorëzohen nxënësve pas kontrollimit nga IT.

Nushi njoftoi se numri i nxënësve në nevojë është i madh, andaj kërkoi nga qytetarët që të dhurojnë pajise që nuk përdoret nga ta.

Pasi tha ai, të gjithë ata që dorëzojnë pajisje teknologjike do të informohen se cilës familje iu është dorëzuar.

“Iniciativën e kryetarit të komunës rreth donacionit me pajisje telefonike, telefona të mençur me PC kompjuterë, tableta, Ipad. Të hënën ose të martën do të iu dorëzohen, deri me tani kemi mbledh afër 200 pajisje, këto nga sot do të fillojnë të kontrollohen nga shoqata e komunitetit të IT në Kosovë STIKK. Do të kontrollohen për të shikuar nëse janë në gjendje të rregullt ose jo”.

Nëse nuk janë do të rregullohen e formatizohen dhe nxënësve do t’i dorëzohet pajisja e funksionalizuar. Nxënësi mund të filloj menjëherë të përdorë atë pajisje. Numri i nxënësve në nevojë nuk është i vogël”.

“Bëj apel që kushdo që ka ndonjë pajisje që mund të hyjë në përdorim nga nxënësit në kushte më të rënda sociale e nuk kanë mundësi të pajisen me këto mjete mësimore të na ofrohen në Komunë të nënshkruajnë letër të dorëzimit të pajisjes dhe ne do t’i informojmë se ku ka shkuar ajo pajisje”, ka thënë Nushi.

Për me tepër, Nushi bëri të ditur se Komuna ka filluar projektin për digjitalizimin e procesit edukativ-arsimor.

Ai tha se në shtator të viti 2021 do të digjitalizohen plotësisht të gjitha shkollat fillore në komunën e Prishtinës, përfshirë edhe ditarin elektronik.

Me këtë projekt, Nushi theksoi se Kosova hynë në listën e qyteteve botërore në aplikimin e teknologjisë informative në proceset mësimore, raporton EO.

“Me këtë jemi duke të udhëhequr drejt një projekti të jashtëzakonisht të madh që është digjitalizimi i gjithë procesit edukativo-arsimor në të ardhmen. Tendenca jonë është që në shtator të vitit 2021 të jemi të digjitalizuar plotësisht në gjitha shkollat fillore në Komunë të Prishtinës dhe të kemi ditarin elektronik”.

“Kjo është fillimi i projektit i cili po e pret Komunën e Prishtinës. Fillojmë më hynë rangun e atyre qyteteve botërore ku niveli i aplikimit të teknologjisë informative në proceset arsimore është në nivelin më të lartë të mundshëm”, u shpreh Nushi.

Të ngjashme