Mehmeti: Komuna po has në kyqje ilegale të furnizimit me ujë

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Gëzim Rafuna – Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, në kryeqytet janë gjetur shumë kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë

Postimi i plotë:

Gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” po hasin në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, këto kyqje të shumta, të pa evidentuara po i veshtersojnë punimet.Dyshohet së kyqjet janë bërë pa leje, ilegale, përveq në gypin që i furnizon qytetarët, kyqjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (furnizimi ka karakter emergjent).

Të ngjashme