MTI-ja inspekton kafeteritë e Prishtinës, konstaton se po respektohen masat ndaj Covidit

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 21:29 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, i shoqëruar nga ministri i këtij dikasteri, Vesel Krasniqi, kanë inspektuar disa kafiteri, për të parë nga afër nëse po respektohet urdhëresa e kësaj ministrie për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Nga aty, Krasniqi u nda i kënaqur me masat që po respektohen nga kafiteritë, teksa iu kërkoi që këto masa të respektohen edhe në të ardhmen.

Për Ekonomia Online, Krasniqi tha se këto masa po respektohet me përpikëri nga gastronomia.

“Ne ishim në inspektim së bashku me ekipin e inspektorëve për të parë nga afër sesa po zbatohet Urdhëresa administrative e lëshuar nga MTI për respektimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19. Në i vizituam disa lokale në të cilat pamë që të gjitha masat preventive janë duke i respektuar dhe ajo çka na bëri të ndihemi mirë që qytetarët janë vetëdijesuar shumë që të dalin e ta pinë një kafe, por gjithmonë duke i respektuar masat mbrojtëse. Nëse vazhdohet në këtë formë nuk
besoj se do të ketë probleme, apo nuk do të vjen deri te mbyllja e ndonjë lokali. Ne inspektime të tilla me ekipin e inspektorëve jemi duke bërë vazhdimisht në terren, por sot shpreha gatishmërinë edhe vet nga afër të shoh se sa janë duke u zbatuar ato masa, me të cilat vërtet u ndava i kënaqur”, Krasniqi.

Ai bëri të ditur se në terren është një ekip i veçantë i inspektorëve që bëjnë monitorimin e lokale, për ta parë zbatimin e Urdhëresës që është lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Ekipi i veçantë i inspektorëve është e përcaktuar që të bëjë monitorimin e të gjitha lokaleve, për ta parë zbatimin në praktik të Urdhëresës. Këto janë inspektime të përditshme që bëhen gjatë ditës, por edhe në mbrëmje. Ne ju kemi mundësuar bizneseve që ekonomia e vendit ka pësuar një rënie të
madhe si në çdo shtet, por ju kemi mundësuar ta kryejnë veprimtarinë e tyre, por duke respektuar masat mbrojtëse. Ne i lusim edhe lokalet tjera që t’iu përmbahen udhëzimeve që kanë dalë nga institucionet e Kosovës”, tha ministri Krasniqi.

Të ngjashme