Muharremaj: Do të investohet në Parkun e Dëshmorëve

Suharekë | 09 Kor 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se do të ndryshojë Parku i Dëshmorëve, shkruan EkonomiaOnline.

Muharremaj ka shtuar se përmes këtij investimi, Parku do të marrë pamje dinjitoze që brezat e ardhshëm t’i nderojnë me respekt ata që dhanë jetën për liri.

Shkrimi i plotë:

Parku i Dëshmorëve do të ndryshojë.

Investimet që do të bëhen këtu dhe në gjithë lapidarët e komunës sonë, do të bëjnë të mundur që këto hapsira të shenjëta ta kenë një pamje më dinjitoze, që vizitorët dhe brezat e ardhshëm ti nderojnë me respekt.

Ata sakrifikuan për ne dhe e nderuan atdheun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme