Muharremaj ngushëllon familjen e 18-vjeçarit që vdiq në Slloveni

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 18-vjeçarit nga fshati Nishor në vendin e tij të punës në Slloveni.

“Sot e kam vizituar familjen e 18 vjeçarit nga Nishori i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni. U kam shprehur ngushëllime dhe jam interesuar të kontaktoj zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni”.

“Është bërë kompletimi i dokumentacionit dhe kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës. Kjo ngjarje është e rëndë si për familjen e po ashtu edhe për ne. Së bashku duhet të gjejmë forcë ta tejkalojmë edhe këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Muharremaj në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme