Muharremaj: Parkingu i oborrit të objektit të Komunës së Suharekës, i hapur për mërgimtarë

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët.

Tutje, ai tha se kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre.

Njoftimi i plotë:

Parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë. Poashtu edhe hapsira e Tregut Javor, u lejohet për parking me perjashtim të ditës së tregut (E Marte). Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre. Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj. Ne jemi në shërbimin tuaj !

Të ngjashme