Muharremi mbledh drejtorët, njoftohet me ecurinë e punëve të secilit dikaster

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremi ka mbledhur drejtorët komunalë për të diskutuar rreth ecurisë së realizimit të projekteve, raporton EkonomiaOnline.

Në këtë takim u bë e ditur se projektet janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë.

Ndërsa u raportua mbi ecurinë e punëve të secilit dikaster.

“Sot në takimin e radhës me drejtorët kemi diskutuar për projektet që po realizohen. Është raportuar mbi ecurinë e punëve në secilin dikaster, duke u theksuar edhe propozimet dhe vërejtjet gjatë punës. Gjatë ditëve në vijim do të njoftoheni mbi realizimin e projekteve që po bëhen në teren”, ka njoftuar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremi përmes llogarisë së tij në Facebook.

Të ngjashme