Mungesa e semaforëve, shqetësim për qytetarët e Pejës

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Derisa bota është duke avancuar dhe duke bërë hapa të mëdhenj drejt shpikjeve dhe zbulimeve të reja, qytetarët e Kosovës ende përballen me mungesa elementare në vendeve ku ata jetojnë.

Një prej problemeve janë edhe mungesa e semaforëve.  Disa prej qyteteve të Kosovës nuk janë të pajisur fare me ta, e në disa të tjera semaforët nuk janë fare funksional tash e sa vite.

Mosfunksionimi i tyre, sipas qytetarëve, po shkakton aksidente të shumta në trafik, derisa jo rrallë ka pasur edhe viktima në njerëz. Ata thonë se semaforët janë të domosdoshëm në disa udhëkryqe.

Ndërsa një tjetër qytetar konsideron se bashkëvendësit e tij duhet të jenë më të vetëdijshëm në komunikacion.

“Nuk është që ka mbetur mbrapa qyteti i Pejës, të cilët një buxhet shumë të vogël është bo një investim shumë i madh. Semaforët, popullatra duhet të jetë e vetëdijshëm pavarësisht që edhe në komunikacion, mirëpo ka rreth rrotullime pak më shumë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Pejës, Durim Sheremeti, thotë se semaforët në qytetin e Pejës nuk janë funksional tash e shtatë vite, raporton emisioni #gjesi në T7.

“Semaforët në Komunën e Pejës nuk janë funksional qe shtatë (7) vite. Sepse teknologjia e vendosur ka qenë jashtëzakonisht e vjetër dhe shumë e shtrenjtë për mirëmbajtje, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme të investohet në diçka që ka qenë gati e panevojshme”, shtoi Sheremeti.

Po ashtu, ata thanë se në të ardhmen parashihen të vendosen disa semaforë në pikat më të nevojshme.

Të ngjashme