Ekonomia Online
FUNDIT

Në Deçan 11 raste pozitive me Coronavirus, Ramosaj fton qytetarët t’i respektojnë masat

Në Deçan 11 raste pozitive me Coronavirus, Ramosaj fton qytetarët t’i respektojnë masat

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, komuna e Deçanit ka qenë ndër komunat që ka pasur më së paku raste të infektuar me këtë virus. Rasti i parë me COVID-19 në këtë komunë ishte shënuar më 15 prill 2020. Mirëpo javëve të fundit në këtë komunë kanë filluar të rriten rastet. Deri më […]

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, komuna e Deçanit ka qenë ndër komunat që ka pasur më së paku raste të infektuar me këtë virus.

Rasti i parë me COVID-19 në këtë komunë ishte shënuar më 15 prill 2020.

Mirëpo javëve të fundit në këtë komunë kanë filluar të rriten rastet. Deri më tash pozitiv kanë rezultuar 11 persona.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të reduktojnë lëvizjet dhe takimet e panevojshme.

“Të nderuar qytetarë të Deçanit. Në komunën tonë deri më tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19, prandaj na duhet ndihma e të gjithë juve, duke respektuar masat mbrojtëse, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet e panevojshme. Është̈ shumë e domosdoshme të sillemi me ndërgjegje të lartë qytetare. #MbajeMaskën #MbajeDistancën”, ka shkruar Ramosaj në Facebook. 

Të ngjashme