Ekonomia Online
FUNDIT

Në Ferizaj diskutohet për personat me çrregullime mendore, së shpejti nisin veprimet konkrete

Në Ferizaj diskutohet për personat me çrregullime mendore, së shpejti nisin veprimet konkrete

Personat me çrregullime mendore meritojnë trajtimin e duhur institucional e shërbimin profesional shëndetësor. Me qëllim që të evitohen rreziqet nga prania e tyre në rrugë, por edhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore, sot në ambientet e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, udhëhequr nga drejtori Bekim Ademi u mbajt takimi me përfaqësues nga […]

Personat me çrregullime mendore meritojnë trajtimin e duhur institucional e shërbimin profesional shëndetësor. Me qëllim që të evitohen rreziqet nga prania e tyre në rrugë, por edhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore, sot në ambientet e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, udhëhequr nga drejtori Bekim Ademi u mbajt takimi me përfaqësues nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Policia e Kosovës, Qendra e Shëndetit Mendor, Qendra për Punë Sociale e të tjera për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike të kahershme në qytetin tonë.

Drejtuesit e institucioneve sociale u shprehën të gatshëm të koordinojnë veprimet institucionale që t’i ofrohet strehë dhe asistencë mjekësorr këtyre personave, ndërkohë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës thanë se me këto veprime do të rritet siguria e qarkullimit të qytetarëve në hapësira publike përgjatë gjithë qendrës së qytetit.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi tha se përkundër shumë kufizimeve ligjore e vështirësive të funksionimit të infrastrukturës sociale për këtë kategori, qeverisja lokale ka vullnetin dhe bindjen që në harmoni me rregullat ligjore në fuqi të shtrijë dorën e kujdesit edhe për këtë kategori.

Përfundimi nga takimi ishte koordinimi i mëtejmë i veprimeve mes institucioneve relevante me qëllim ofrimin e zgjidhjes në këtë drejtim

Të ngjashme