Në Gjilan fermerëve u shpërndahen gjedhe për përmirësim racor

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë të martën pesë krerë gjedhe për fermerët, që janë donacion i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se këto gjedhe i dedikohen përmirësimit racor dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet shitja, therrja apo tjetërsimi i tyre.

“Ky është kontigjenti i tretë i gjedheve që po e shpërndajmë sot. Pra, 15 ekonomi bujqësore e kanë mundësinë e përmirësimit racor. Industria e mishit në Gjilan, përkatësisht Malësia e Calabria si dhe industria e qumështit Kabi, i japin mundësi të pakufizueshme zhvillimit të këtij sektori. Ne si Drejtori po bëjmë përpjekje që ta mbështesim këtë sektor, qoftë përmes realizimit të pragrameve në partneritet me shkollën “Arbëria” dhe programeve të tjera”, ka thënë Ramadani.

Drejtori i shkollës së agriobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka thënë se ky donacion i sotëm është edhe një vlerë e shtuar e kësaj shkolle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme