Në regjionin e Pejës policia shqiptoi 197 gjoba për mosbartjen e maskës

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

197 tiketa janë shqiptuar nga Policia e Kosovës për qytetarët në regjionin e Pejës.

Këto gjoba janë për shkak të mosbartjes së maskave.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Pejës Veton Elshani.

Elshani tha se gjobat janë shqiptuar nga ora 00:00 e deri në ora 16:00.

“Policia e Kosovës respektivisht policia që mbulon regjionin e Pejës, sot nga ora 00:00 e deri në ora 16:00 për mosbartjen e maskës mbrojtëse. 77 nga to në qytetin e Pejës”.

Ai theksoi se bartja e maskës është obligative edhe derisa jemi duke ecur vetëm.

“Bartja e maskës është obligative edhe derisa jemi vetëm në rrugë”.

Numri dy i policisë në Pejë njoftoi se sot hyn në fuqi ora policore e cila zgjat nga ora 22:00 e deri në 05:00.

Të ngjashme