Në rrugën “Qemal Stafa” në Prishtinë vidhen 16 kapakë të rrjetit të kanalizimit

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të hënën, se në rrugën “Qemal Stafa” në Prishtinë janë vjedhur 16 kapakë të rrjetit të kanalizimit.

Sipas njoftimit, vjedhje në këtë rrugë ka pothuajse çdo të tretën ditë.

“Shqetësuese, persona të papërgjegjshëm vjedhin kapakë të rrjetit të kanalizimit atmosferik ( 16 copë) në rrugën ” Qemajl Stafa” në Prishtinë. Përgjatë inspektimit në terren, KRU ‘Prishtina’ sh.a. ka informuar menjëherë drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës për rastin. Ata u zotuan se shumë shpejt do t’i vendosin kapakët e rinj. Shqetësues mbetet fakti që në atë rrugë po vidhen kapakë pothuajse çdo të tretën ditë. Me këtë akt të shëmtuar, personat e papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve dhe të moshuarve. Veprimet e tilla janë të patolerueshme”, thuhet në njoftimin e KRU Prishitna.

Të ngjashme