Në Shupkovc të Mitrovicës të premten vihet gurëthemeli i xhamisë

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim drejtuesit e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, imamin Irfan Krasniqi, dhe sekretarin Izet Feka, me të cilët ka biseduar lidhur me projektin e ndërtimit të xhamisë në fshatin Shupkovc.

Drejtuesit e BI-së gjatë këtij takimi njoftuan kryetarin Bahtiri lidhur me projektin për ndërtimin e xhamisë, donacion ky i mbështetur nga organizata humanitare “Qatar Charity”.

Me këtë rast Bahtiri ofroj mbështetjen e tij të plotë për ndërtimin e kësaj xhamie, pasi që edhe komuna i ka ofruar me kohë të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me kornizën ligjore dhe lejet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie.

Po ashtu Bahtiri njofton të gjithë qytetarët se vënia e gurëthemelit të kësaj xhamie do të bëhet të premten dhe u bën thirrje qytetarëve të përkrahin këtë iniciativë të ndërmarrë nga Bashkësia Islame në Mitrovicë, pasi që xhamia është shtëpi e Zotit dhe si të tillë duhet ta pranojmë të gjithë,

Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Irfan Krasniqi, ka thënë se është e rëndësishme për tërë qytetin ndërtimi i kësaj xhamie, si një shtëpi e Zotit, ku të rinjtë do të marrin dije dhe besim që të jetojnë në paqe dhe harmoni me të gjithë të tjerët, ashtu siç e ka pasur traditë gjithmonë Mitrovica.

Në fund Bahtiri ju tha përfaqësuesve të BI-së të Mitrovicës se ai dhe Komuna gjithmonë kanë qenë për bashkëpunim të mirë me BI-në dhe kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme