Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, aktualisht janë duke u trajtuar 59 pacientë me coronavirus, 52 nga pacientët janë në oksigjeno terapi ku shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu, në raportin e publikuar nga Spitali i Pejës thuhet se, gjatë fundjavës 540 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 66 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, transmeton Telegrafi.

“9 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 7 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore”, bëhet e ditur në raport.

Po ashtu, në raport thuhet se gjatë fundjavës 478 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 5074 analiza, kurse janë kryer 13 operacione.

120 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë 79 Rëntgen, 33 EHO dhe 8 CT-ja.

Të ngjashme