Në Spitalin e Pejës po trajtohen 53 pacientë me COVID-19, 12 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke trajtuar 53 pacientë me COVID-19.

Në njoftim thuhet se sa i përket gjendjes së pacientëve pesë pacientë janë në respirator (CPAP), 42 janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Siç thuhet në njoftim, gjatë 24 orëve janë shëruar dy pacientë me COVID-19.

“Aktualisht 53 pacientë janë duke u trajtuar  në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 janë shëruar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit tetë operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 282 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,883 analiza.

“234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Të tri lindjet kanë qenë me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje,1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të ngjashme