Ekonomia Online
FUNDIT

Në Vushtrri sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Në Vushtrri sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Në Vushtrri, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Këtë e bëri të ditur KOSTT me anë të një njoftimi. Nga KOSTT  thonë se në NS 110/35 kV Vushtrri 1 do të realizohet një remont i planifikuar dhe për këtë duhet të shkyçet rryma sot nga ora 10:00 deri në 14:10. “Për të mundësuar […]

Në Vushtrri, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Këtë e bëri të ditur KOSTT me anë të një njoftimi.

Nga KOSTT  thonë se në NS 110/35 kV Vushtrri 1 do të realizohet një remont i planifikuar dhe për këtë duhet të shkyçet rryma sot nga ora 10:00 deri në 14:10.

“Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të planifikuara në NS 110/35/10 kV Vushtrri 1, me datë 7 Korrik 2019 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në 14:10 do të bëhet shkyçja e Nënstacioneve 110/35 kV Vushtrri 1 dhe 110/35/6.3 kV Trepça”.

“Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto Nënstacione do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 10 MË kryesisht në NS Trepça) si dhe HC Hidroline (Selac)”.

“Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar remontin e rregullt të transformatorit T1 në NS Vushtrri 1 si dhe rehabilitimin e këtij Nënstacioni.Punimet në fjalë, do të ndikojnë në mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit”, thuhet në njoftimin e KOSTT.

Të ngjashme