Në Vushtrri u përurua “Parku Diaspora”

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Facebook tregoi se ka marr pjesë në përurimin Parku “Diaspora”

Edhe një aktivitet shumë i mirë sot me mërgatën tonë, një nga shtyllat kryesore që i jepin shpirt dhe shpresë këtij vendi.

Sot në Vushtrri, u përurua Parku ‘Diaspora’, me organizim të komunës dhe kontribut të mërgimtarëve tanë në Suedi, përmes organizatës ‘Sveriges Albanska Brudar’.

“Kënaqësi të takojë familjarët e kolonel Ahmet Krasniqi, e në veçanti Artën e cila bashkë me shumë gra shqiptare në Suedi po përkrahin projekte të ndryshme në Kosovë. Faleminderit kryetarit të komunës Xhafer Tahiri dhe bashkëpunëtorëve të tij për ftesën dhe mikëpritjen.” tha Vjosa.

Të ngjashme