Nesër fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër duke filluar nga ora 19:30 fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit, dezinsektimi fillon nga lagjet Aktash, Parku i qytetit, Qyteteza Pejton, Lakrishte, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe Mramor.

Ndërsa vazhdon sipas orarit të prezantuar si më poshtë në lagjet e tjera.

Ky proces pritet të përfundojë më 6 korrik.

Të ngjashme